Aeroporti i Prishtinës kërkon nga udhëtarët që të plotësojnë disa formularë para udhëtimit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka kërkuar nga udhëtarët që të plotësojnë formularët për shtetet ku udhëtojnë, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Aeroporti ka njoftuar se ata udhëtarë që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.

“Këta formularë, mund t’i gjeni në web faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe poashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Po ashtu, në njoftim janë treguar edhe linqet për shkarkimin e formularëve për udhëtim në shtetet përkatëse.

“Gjermani https://www.einreiseanmeldung.de/#/,

Zvicër https://swissplf.admin.ch/formular, 

Belgjikë https://travel.info-coronavirus.be/public-health, 

Turqihttps://register.health.gov.tr/,

Anglihttps://www.gov.uk/provide-journey-contact-details-before,

Austri https://entry.ptc.gv.at/en.html,

Norvegji https://reg.entrynorway.no/”./SHQIP.com