Shefja e BE-së Ursula von der Leyen e uroi Trumpin pasi shpalli fitoren në zgjedhje, duke shprehur shpresën se Uashingtoni dhe Brukseli do të punojnë së bashku.
Ndërkohë, fitoren e republikanit e ka komentuar edhe shefi i NATO-s Mark Rutte, duke thënë se kthimi i Trumpit në pushtet do ta ndihmojë aleancën.
“Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë aleancën tonë. Mezi pres të punoj përsëri me të për të çuar përpara paqen nëpërmjet fuqisë nëpërmjet NATO-s”, deklaroi Rutte. /Telegrafi/