Derisa Donald Trump mbajti fjalimin e fitores në Florida një orë më parë, një skenë krejt tjetër ishte në kampin e Kamala Harris, ku ishte planifikuar të organizohet një aheng në Washington DC.
Imazhet janë shkrepur në Universitetin Howard, ku Kamala Harris dhe Tim Walz po shpresonin të shpallnin fitoren e zgjedhjeve të 5 nëntorit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, republikanët kanë marrë nën kontroll Senatin amerikan duke siguruar 51 ulëse. /Telegrafi/