Mbi 50 persona janë shoqëruar nga Policia në lidhje me protestën e djeshme të organizuar nga opozita, ku u bllokuan disa nga akset kryesore të lëvizjes së mjeteve në Tiranë.
Dy persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet kanë proceduar në gjendje të lirë deputetët e Partisë Demokratike që kishin organizuar protestën.
Ai falënderoi qytetarët dhe protestuesit që pavarësisht dhunës nuk u tërhoqën dhe paralajmëroi vijimin e betejës në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
“Tentuan sot t’ju dhunonin, ju goditën, lagën, ju fyen por nuk u tërhoqët. Mirënjohje për juve qytetarët që në 5 pikat kryesore dhatë mesazh të qartë, të vendosur përballë regjimit të Ramës. Nëse keni menduar se me pinjollët e diktaturës do ndalni opozitën dhe PD-në e kemi gabim. Ne do vijojmë betejën tonë protesta në Tiranë dhe çdo cep të Shqipërisë . Bashkia e Tiranës vijon të mbahet peng nga kreu i 5 d i grupi të strukturuar kriminal. Së shpejti në protestë para selisë së 5D, jo vetëm këtu por në të gjithë qytetet. Ftoj protestuesit të marshojmë para selisë së PD”.
Më herët deputetja Dhurata Çupi në një lidhje me A2 CNN deklaroi se janë disa qytetarë të shoqëruar dhe disa të lënduar.
“Kemi disa qytetarë të degës 9 të shoqëruar dhe disa që po mjekohen se janë dëmtuar në mbylljen e protestës do jemi në komisariate kanë shoqëruar shumë gra nga dega 5”.
Protesta nisi në orën 17:00 me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Kjo e fundit kishte njoftuar PD-në se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, çka është kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës. Gjatë kësaj proteste ishin të angazhuara rreth 1 mijë forca policie në 5 pikat kryesore të Tiranës. /Telegrafi/