Lajmi se është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit, është bërë kryetemë e mediave botërore.
E ata që më së shumti iu gëzuan këtij lajmi janë qytetarët e Izraelit dhe Libanit, që e pritën me vallë e lot gëzimi.
Ndryshe për më shumë se një vit janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe grupit militant nga Libani, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani. /Telegrafi/