Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi, sipas të gjitha gjasave, gjatë shkurtit do ta kenë edhe një pushim të pa planifikuar më herët, raporton Spektri.
Dy ditë, 15 dhe 16 shkurt gjatë shkurtit janë ditë jo pune. Duke qenë se është e martë dhe e mërkurë, kalendari shkollor paraprakisht ishte planifikuar që pushim të ishte edhe e hëna, 14 shkurt, dhe tani, me siguri, pushimet do të zgjaten edhe për të enjten dhe të premten.
Sipas këtij plani, nxënësit do të jenë të lirë nga e shtuna e datës 12 shkurt dhe do të rikthehen në banka të hënën më 21 shkurt.
Kështu, me dy fundjavë, ata do të kenë nëntë ditë jopune, të cilat sipas disa shkollave do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës epidemiologjike.
Ndryshe, vendimin se si do të shkojnë fëmijët në shkollë gjatë javës së ardhshme, ekipi i shkollës do ta marrë sot dhe do të bëhet i ditur nesër. Siç janë gjërat tani, nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme, pra nxënësit do të ndjekin mësimin sipas një modeli të kombinuar. Është e mundur vetëm që në disa zona lokale ku infeksioni po përhapet, fëmijët të kalojnë në sistemin online./Spektri