Pjestarë të MPB-së në Bujanoc kanë arrestuan R. R. (1988) nga Bujanoci i dyshuar se së bashku me M. F. (1988) dhe E. D. (1999), të cilët janë arrestuar më parë dhe ndodhen në paraburgim, kanë kryer tre vepra penale të vjedhjes së rëndë.
Dyshohet se ata së bashku me një 20 vjeçar nga Bujanoci, të cilët policia e ka identifikuar, natën e 28 janarit, duke përfituar nga mungesa e pronarit, kanë hyrë në tri shtëpi familjare në Bujanoc dhe kanë vjedhur pajisje dhe sende të tjera.
Policia ka gjetur shumicën e sendeve të vjedhura dhe ua ka kthyer pronarëve.
I dyshuari me kallëzim penal është dërguar në Zëvendësprokurorin e Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Vranjë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë./Spektri