Organizata The Future gjatë ditës së sotme, në prezencë të disa të rinjëve ka prezentuar platformën e UNICEF-it, U-Report.
Aktiviteti ishte pjesë e projektit “Shprehja e nevojave të të rinjëve duke forcuar rolet dhe pozitat e përfaqsuesve të të rinjëve”.
Udheheqësi i Organizatës The Future, Gëzim Murati theksoi se projekti përkrahet nga Organizata umbrell e të rinjëve të Serbisë, U-Report nga Serbia dhe UNICEF nga Serbia.
“U-Report është platforma globale rinore e UNICEF-it, e cila i fuqizon ata të ndajnë mendime për çështjet e rëndësishme për ta dhe kështu të marrin pjesë në shoqëri. Kjo platformë inkurajon gjithashtu vendimmarrësit dhe organizatat që të marrin parasysh qëndrimet e të rinjve kur krijojnë programe dhe strategji”, është shprehur Murati./Spektri