Qeveria e Kosovëe do të financojë librat shkollor për nxënësit e Luginës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Për ketë masë parashihet të ndahen 255 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur në mbledhjen e 89-të, ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Përmes kësaj mase parashihet një ndarje prej 255 mijë euro me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,ka thënë se ministria të cilën e udhëheqë ajo e mbështet ketë nismë.

“Në kuadër të gjithë angazhimit për të ofruar mbështetje për nxënësit, studentet e Preshevës e mbështesim ketë nismë dhe e konsiderojmë shumë të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.

Pas këtijë vendimi ka ardhur edhe faliminderimi i Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Ky është faliminderimi i Mustafës në facebook:

FALEMINDERIT 4010 HERË 🇽🇰

QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDANË FOND PËR TË FINANCUAR LIBRAT SHKOLLOR PËR 4010 NXËNËS SHQIPTAR TË LUGINËS.

📚Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete financiare në shumën e 255 mijë eurove për të financuar blerjen dhe shpërndarjen pa pagesë të librave shkollor për çdo fillorist shqiptar në Luginës të Preshevës

📉Në një kohë të krizës ekonomike, kur prindërve shqiptar në Luginë gjendja dhe pozita po i vështirësohet, një hap i tillë nga Qeveria e Kosovës është më shumë se i mirëseardhur, që filloristët shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të ndjejnë dorën e përkujdesit të Republikës së Kosovës.

Pas sigurimit të lejeve të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore në Luginë, një veprim i tillë është i rëndësisë së veçantë dhe i përshëndetur nga të gjithë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me Zëvendëskryeministërin Besnik Bislimi, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe të gjithë nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës i shpreha faleminderit Qeverisë Kurti dhe gjithë kabinetit qeveritar për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha, të realizuara deri më tani në Luginë.

Një bashkëpunim i shkëlqyer i yni po sjellë buzëqeshjen tek 4010 nxënës nga Lugina e Preshevës.

Ashtu siç kemi thënë gjithmonë, “bashkëpunim dhe bashkërendim me institucionet e Republikës së Kosovës e Shqipërisë”. ❤️🙏