Deputeti i rizgjedhur në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar sot një takim me Lumir Abdixhikun, ku njëkohësisht edhe ka faliminderuar për përkrahjen e dhënë në zgjedhjet parlamentare.
Njoftimi në facebook nga Kamberi:
Bashkë me dy nënkryetarët e PVD-së, Ardita Sinani dhe Burhan Halili, zhvilluam takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Lumirit dhe delegacionit të LDK-së iu faleminderuam për përkrahjen dhe angazhimin e dhënë për ta përfunduar me fitore betejën tonë politike për përfaqësim parlamentar.
Mbështetja për sensibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës duhet të jetë gjithëpërfshirëse e mbarëkombëtare.
Njoftimi në facebook nga Lumir Avdixhiku:
Sot, me bashkëpunëtorë, pritëm në takim deputetin Shaip Kamberi zërin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm.
Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij.

