Matthijs de Ligt, debutoi në mënyrën më të mirë me Bayern Munich.
Disa orë pasi u bashkua me shokët e tij të skuadrës në turneun në Amerikë, ai bëri debutimin e tij ndaj DC United të Wayne Rooney.
Ekipi bavarezë shënoi një fitore të thellë 6:2 ndaj ekipit amerikan, ndërsa nuk mungoi as goli nga mbrojtësi holandez, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 47` me një vollejgoditje, ai shënoi një supergol për ekipin e tij të ri.
Në këtë takim rrjetën e tundi edhe transferimi tjetër, Sadio Mane, i cili hapi rezultatin me penallti pas vetëm 5 minutash lojë.
Përveç dyshes golashënuesit e tjerë ishin: Sabitzer, Gnabry, Zirkzee, Muller.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell golin e bukur të qendërmbrojtësit: