I rrejshëm ka rezoltuar të jetë alarmi për bombë në koncertin e tenorit Ramë Lahaj që po mbahet në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë.
Kështu ka thënë për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha kjo u konstatua pas kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar brenda UP-së.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë ” – tha Ahmeti.
Pas intervenimit nga PK-ja, koncerti tani ka vazhduar të mbahet sipas itinerarit.
Theksojmë se në mëngjesin e 16 qershorit ishte raportuar për alarm për bombë në 30 shkolla në Kosova – i cili ka rezultuar i rrejshëm.
Po ashtu i rrejshëm kishte rezultuar edhe alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Policia kishte angazhuar angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë.
Ndaj këtyre alarmeve, pati reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai kishte dalë me një postim në Facebook duke siguruar qytetarët se nuk ka asnjë arsye për panik apo për t’u shqetësuar.