Paris Saint-Germain është i bindur ti largojë përfundimisht disa lojtarë këtë verë, pasi trajneri i ri Christophe Galtier vazhdon të vendosë vulën e tij në skuadër.
Për t’i shtyrë lojtarët drejt largimit, ata kërcënojnë t’i dërgojnë të luajnë në kategorinë e pestë të futbollit francez, transmeton IndeksOnline.
Ander Herrera, Layvin Kurzaëa, Julian Draxler, Rafinha, Thilo Kehrer, Idrissa Gueye dhe Mauro Icardi janë të gjithë në listën e lojtarëve që PSG shpreson t’i largojë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve në fund të gushtit.
Sipas gaztës“ L’Equipe“, PSG po paralajmëron individët e lartpërmendur se ata mund të përfundojnë në nivelin e pestë nëse vazhdojnë dhe refuzojnë largimin, ndërsa mediumi “Le Parisien“ i etiketon ata “të padëshiruarit”.
PSG kërkon të detyrojë lojtarët të largohen. Drejtori i ri sportiv Luis Campos mendohet se dëshiron të detyrojë lojtarët e padëshiruar të largohen dhe secili prej tyre është në kufijtë e ekipit të parë.
Pavarësisht kësaj, ata janë duke u stërvitur larg ekipit të parë, ndërsa po kalojnë pjesën tjetër të punës së tyre të përditshëm si kurrë më parë, duke përfshirë ngrënien e vakteve me pjesën tjetër të ekipit.