Publikohen pamjet nga përqafimi i Dua Lipës me Ledrin në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi plot një javë në shtetin e saj amtar.

Ajo performoi në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, teksa shijoi nga tribuna plot edhe katër netë të tjera të festivalit, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Mes takimeve me miq e familjarë të shumta, Dua ka pasur fatin që gjatë netëve të festivalit, të takohet edhe me një nga personat që dikur dyshohet se e kishte më shumë se shok.

Bëhet fjalë për reperin e njohur vendor, Ledri Vula, me të cili spekulohet se ajo ishte në një lidhje të shkurtër, pak para se të largohej në Londër për t’u bërë e famshme.

Dua Lipa dhe Ledri Vula (Foto: Arkiv)

Në një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetin social TikTok, Dua mund të shihet duke i dhuruar një përqafim reperit të hitit “1 gotë për ty”, ndërsa së bashku edhe shkëmbejnë një bisedë të shkurtër.

Reperi Vula përndryshe ishte gjithashtu një nga të ftuarit e sivjetmë për të performuar në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ai tani është në një marrëdhënie serioze prej vitesh me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, të cilën dyshja e quajnë Poem Blu.