Teksa këto dy ditët e fundit moti në Shqipëri ka pasur luhatje, me reshje shiu dhe vranësira, duke prishur edhe planet e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë këto ditë gushti, ka dhe nga ata që pushimet i kanë lënë për 15 ditëshin e fundit. Por si do të jenë temperaturat në këtë periudhë që përkon me pikun e sezonit turistik?
Sipas sinoptikanit të Meteoalb Hakil Osmani, duke nisur nga e diela pasdite, moti do të ketë përmirësime. Osmani tha për News 24, se 15 ditëshi i dytë i gushtit do të karakterizohet nga temperatura të favorshme, ndërsa temperaturat do të variojnë deri në 30 gradë celsius.
“Duke filluar nga kjo fundjavë vendi ynë ka qenë nën ndikimin e vranësirave, duke sjellë dhe reshje shiu. Paraditen e së të dielës presim kushte të mira moti. Nga e hëna dhe 15 ditshin e dytë, kemi dominim të diellit, por dhe në disa momente dhe vranësira. Ka pasur ndryshime të temperaturave.
Nga e hëna dhe në vijim, temperaturat e ajrit do të jenë në favor të pushuesve. Mbeten deri në orët e mesditës së ditës së diel vranësirat. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 30 gradë celsius”, tha Osmani. /BW