Dokumentet e nxjerra kanë zbuluar se si Gerard Pique ishte qendërmbrojtësi më i paguar në botë.
Kontrata që Pique kishte me klubin në atë kohë i garantonte atij 142 milionë euro për pesë sezone (2017/18 deri në 2021/22).
Marrëveshja i ofronte atij një minimum prej 28.4 milionë euro në sezon, pa bonuse.
Kur ajo kontratë u negociua, kërkesa e Pique drejtuar bordit ishte në mënyrë eksplicite që të ishte qendërmbrojtësi më i paguar në botë.
Sipas burimeve pranë marrëveshjes, ishte e rëndësishme për të që të kishte pagë më të madhe se sa Sergio Ramos, atëherë luante te Real Madridi.
Kontrata me të vërtetë e përmbushi atë dëshirë dhe Pique vazhdoi të fitonte 15 milionë euro në sezon pa taksa, më shumë se 12.5 milionë euro që merrte Ramos.
Përfundimisht, Pique pranoi një ulje rroge dhe vonesë të tyre.
Kjo e ndihmoi klubin të shmangte efektet më të këqija të pandemisë, edhe nëse ishte shumë vonë për t’i ndihmuar klubin të mbanin Lionel Messin.