Trajneri i Izraelit, Alon Hazan foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Shqipërisë. Tekniku i iraelitëve i vlerësoi kuqezinjtë ndërsa tha se Shqipëria është e mbushur me lojtarë që luajnë në Europë ndërsa shtoi se kuqezinjtë pavarësisht mungesave, do të zhvillojnë një lojë shumë të mirë.
“Unë nuk justifikohem asnjëherë me mungesat si në skuadrën time, ashtu edhe në atë kundërshtare. Kemi lojtarë të mirë që mbushin hapësirat dhe këtë besoj e ka si mundësi edhe Shqipëria. Lojtarët e tyre janë kudo nëpër Europë, por do të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët.
Nuk kam dyshime që Shqipëria pavarësisht mungesës së ndonjë lojtarëve, do të jetë një kundërshtar shumë i fortë. Kam besim të plotë tek lojtarët e mi dhe kushdo që të zbresë në fushë është i zoti për të na dërguar tek objekti ynë; tre pikët.
Nuk na tremb agresiviteti i kundërshtarëve, nuk do të ndryshojmë stilin tonë prej tyre. Aftësitë tona janë të dukshme dhe Shqipëria do të përgatitet për këtë. Do të kenë përballë një skuadër me shumë ambicie, të shpejtë, me teknikë dhe që di mirë të luajë me topin. Duhet të mbrohemi mirë dhe jemi të shpejtë në pasime”, u shpreh Hazan.