“Tarifat” shtesë për organizimin e dasmave, të vendosura nga disa pronarë të restoraneve në Preshevë dhe Bujanoc, nuk do të vlejë për të gjitha restoranet.
Spektri ka kontaktuar restoranet kryesore në Komunën e Bujanocit të cilët mohuan se do të ketë “tarifa” shtesë për “shërbyesit” tjerë në organizimin e dasmave.
“Tarifat” shtesë të paralajmëruara nga disa restorane ka ngjallur edhe reagimin e grupeve muzikore të cilët kanë “kërcënuar” me bojkotim të dasmave në këto restorane.