Pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë u vazhdohet paraburgimi





Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçare në Prishtinë, javë më parë.

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në gjykatë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”.

“Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi, njofton KlanKosova.tv.