Paul Scholes beson se Manchester Unitedi nuk e meritonte një barazim kundër Milanit dhe fajëson portierin Dean Henderson për golin e barazimit të shënuar nga Simon Kjaer.
Rossonerët morën një barazim 1-1 në Old Trafford në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.
“Ole Gunnar Solskjaer tha që ata e meritonin një barazim, por nuk mendoj se e merituan”, ka thënë fillimisht Scholes për BT Sports.
“Është një rezultat i keq. 1-1 në shtëpi është një rezultat i keq. Ne e dimë që ata janë të mirë jashtë shtëpisë, por ata duhet të shkojnë dhe të provojnë tani në ndeshjen e dytë e cila nuk do të jetë e lehtë”.
“Ne kemi parë cilësitë që ata kanë. Ata do të marrin përsëri disa nga lojtarët e tyre më të mirë. ‘Është ndeshje në ekuilibër, por Milani duhet të jetë favorit i lehtë vetëm për shkak të golit që kanë shënuar jashtë”.
Ish-reprezentuesi i Anglisë fajësoi Dean Henderson për golin e barazimit në minutën e fundit nga Kjaer.
“Ai duhet ta ruajë atë, unë mendoj se ai është përpjekur ta bëjë atë pak më të vështirë seç duhet të ishte”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/