Chelsea dhe Manchester Unitedi duan transferimin e Mancinit

Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United thuhet se i kanë vënë sytë mbrojtësit të Romës, Gianluca Mancini.

Ish-mbrojtësi i Atalantas ka qenë një titullar i rregullt për Giallorossët këtë sezon.

Qendërmbrojtësi gjithashtu ka dhënë ndihmë paraprake, pasi ka shënuar pesë gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Sipas Calciomercato.com, Chelsea dhe Manchester Unitedi i kanë vënë sytë 24-vjeçarit që u bashkua me Romën nga Atalanta në vitin 2019.

Giallorossët e nënshkruan atë në një marrëveshje huazimi prej dy milionë eurosh me një opsion blerje prej 13 milionë eurosh plus 8 milionë bonuse. Atalanta gjithashtu ka një klauzolë prej 10% të shitjes së ardhshme.

Sipas raportit, Evertoni kishte qenë në bisedime me Atalantan para se Mancini të bashkohej me Romën, por mbrojtësi italian zgjodhi Giallorossët.

Kontrata e Mancinit përfundon në vitin 2024 dhe Roma nuk dëshiron ta shesë atë, edhe nëse gjigandët anglezë mund të vendosin deri në 30 milionë euro në tryezë.

Mancini shënoi në dy ndeshjet e fundit të Romës kundër Genoas dhe Shakhtarit. /Telegrafi/