Shqiptarët me dëbim të lartë nga BE





Një numër prej 96 mijë e 550 shtetasve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, u urdhëruan të largoheshin nga unioni në tremujorshin e dytë të vitit 2022.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Eevropian, Eurostat kjo paraqet një rritje prej 16% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët përfaqësojnë pjesën më të madhe të totalit me gjithsej 8 mijë e 170 shtetas.

Pas algjerianve, renditen marokenët me një numër prej 7 mijë e 235 personash, ndërsa në vendin e tretë kategorizohen shqiptarët me plot 6 mijë e 640 persona.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve që iu kërkua të largohen nga territori i unionit u rrit me 15%.

Shtetet që kanë urdhëruar largimin e një numri më të lartë emigrantësh ishin Franca, Greqia, Italia dhe Austria.

Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%.