Ismet Munishi edhe zyrtarisht është trajner i ri i Gjilanit.
Tekniku i njohur kosovar kishte arritur dje marrëveshje me klubin bardhekuq, derisa sot është prezantuar zyrtarisht nga SC Gjilani.
Faqja zyrtare e klubit gjilanas ka njoftuar se Munishi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me Gjilanin.
Ai me vete ka marrë edhe ndihmësin Agim Maliqi, derisa në shtabin teknik do të mbetet Alban Hyseni, ish-kapiteni i Gjilanit.
Njoftimi i plotë nga klubi:Ismet Munishi kryetrajneri i ri i skuadrës së GjilanitPas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra jonë në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit gjysëm si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë.Ismet Munishi, i cili njihet për energjinë pozitive që përqon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlenë të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar.Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë./Telegrafi/