Kerem Bursin është ndalur së fundmi nga gazetarët dhe është pyetur për jetën e tij private. Aktori ka thënë se aktualisht nuk ka dikë në jetën e tij dhe po përqëndrohet tek puna.
I pyetur nëse ka komunikuar me Handen, Kerem tha se ka folur me të dhe e ka pyetur për mbesën, e cila së fundmi u raportua se ka probleme shëndetësore. Aktori preferoi të mos jepte më shumë detaje duke thënë se nuk dëshiron të flasë për një temë kaq delikate.
“Sigurisht që kam folur me Handen, e kam telefonuar. Nuk dua të flas shumë për këtë temë. Është një temë shumë delikate dhe nuk dua të dal në media. Kaq kam për të thënë”, u shpreh Kerem