A e dini sa banorë i ka pasur Tërnoci gjatë viteve 1948-2002, dikur më i madh se vet qyteti Bujanocit!





Në 15 ditën e para në fshatin Tërnoc janë regjistruar 7.200 banorë, raporton Spektri.

Gjatë viteve të para luftës, gjithmon është folur se Tërnoci ka pasur mbi 10 mijë banorë.
Por sa në të vërtet kanë qenë të regjistruar zyrtarisht.

Në regjistrimin e parë të regjistruar në ish-Jugosllavi, në vitin 1948 fshati Tërnoc ka pasur zyrtarisht 3.887 banorë.
Në regjistrimet më pas, Tërnoci ka vazhduar gjithnjë të shtohet në banorë. Rasti i vetëm kur në Tërnoc kishte zvogëlim të popullsisë ishte në vitin 1991, ku zyrtarisht figurojn 5.896 banorë, 340 më pak se në regjistrimin paraprak, shkruhet në dokumentet zyrtare të sigururara nga Spektri.

Këto janë statistikat.
Viti—-Banorë
1948—-3.887
1953—-4.378
1961—-4.952
1971—-5.598
1981—-6.336
1991—-5.896
2002—-8.893