Serbia është në prag të disa mbylljeve dhe shtrengimit të masave, ndërsa vendimi pritet të bëhet publike pas mbledhjes së shtabit i cili do të fillojë në ora 8.
Kujtojmë se grupi i mjekëve në shtabin e krizave kërkon me ngulm mbylljen e të gjitha objekteve për 7 deri në 14 ditë, ndërsa anëtarët tjerë të shtabit nuk pranojnë një propozim të till.
Kjo situatë e mosmarrëveshjeve po i mban pezull masat e reja në Serbi për të cilat qeveria assesi nuk po i aprovon.
Mediat serbe shkruajnë se vendimi më i mundshëm i sotëm mund të jetë shkurtimi i orarit të punës në të gjitha objektet për një periudhë 10-14 ditë.
Ky vendim shihet si kompromis mes mjekëve dhe qeverisë./Spektri