Komuna e Preshevës po e vazhdon me intensitet të lart regjistrimin e popullsisë.
Kryeshefi i Administratës Komunale, Hevzi Ramadani ka publikuar lajmin se në 20 ditët e parë të regjistrimit janë regjistruar 46.751 banorë.
Kujtojm se në regjistrimin e para 20 viteve në Komunën e Preshevës figuronin 47.661 banorë.
Ramadani ka nënvizuar se regjistrimi në shumicën e vendbanimeve ka arritur gati në fund, me 90% të popullsisë të regjistruar./Spektri