Draftin “gjerman” për Asociacionin, Qeveria e Kosovës e quan anonim dhe anti-kushtetues





Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kryeziu ka bërë me dije se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Asociacionit.
Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës do ta mbrojë Kushtetten dhe ligjet e Kosovës.

Ndër tjerah ai ka thënë se drafti është pa autor.
“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka thënë Kryeziu.