Tri problemet shëndetësore që më së shpeshti atakojnë meshkujt sesa femrat





Disa sëmundje i prekin më shpesh meshkujt se femrat dhe shumë shpesh simptomat e këtyre sëmundjeve nuk vihen re me kohë, që do të thotë se shumë meshkuj e vonojnë shumë gjatë kërkimin e ndihmës.

Kështu, ekspertët në Britaninë e Madhe publikuan një raport mbi gjendjen shëndetësore të meshkujve, duke analizuar sëmundjet që janë më të përhapura në popullatën e botës dhe dolën në një zbulim interesant.

Gjegjësisht, sipas njohurive të tyre të deritanishme, deri në tri probleme shëndetësore ndodhin më shpesh te meshkujt sesa te femrat dhe më poshtë do t’ju tregojmë saktësisht se për cilat sëmundje bëhet fjalë.

Probleme me dhëmbët

Në radhë të parë të sëmundjeve të shpeshta mashkullore, janë problemet me dhëmbët. Ata kanë një normë prevalence prej 47 për qind dhe gjenden në më shumë se 44.000 meshkuj nga një total prej 100.000, thonë ekspertët. Hulumtimet e mëparshme kanë konfirmuar lidhjen midis disa kushteve të shëndetit oral dhe vdekshmërisë.

“Një numër i konsiderueshëm i rasteve të humbjes së dhëmbëve, kariesit të shpeshtë të rrënjëve të dhëmbëve dhe sëmundjeve periodontale u shoqëruan me një rritje të shkallës së vdekshmërisë dhe kjo ndodhi kryesisht në popullatën mashkullore”, ka gjetur studimi i publikuar në National Library of Medicine.