Giorgia Meloni, liderja e partisë post-fashiste “Vëllazëria e Italisë”, ka formuar qeverinë, duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.
Qeveria e re do të betohet zyrtarisht të shtunën në mëngjes, pas së cilës do të përballet me votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit që janë caktuar javën e ardhshme, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një ngadalësim ekonomik.