Të gjithë te Presidentja!!





Liderët politik nga Lugina e Preshevës sot janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Në një postim në facebook Osmani ka treguar se regjistrimi i popullsisë ishte tema e këtij takimi:

Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative.
Prandaj sot, në takim me liderë institucional dhe përfaqësues politik nga këto tri komuna, diskutuam rëndësinë thelbësore që udhëheqja politike lokale të jetë e bashkuar dhe që shqiptarët – në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e diasporë, njëzëri t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.
Është në interes të të gjithë bashkëkombësve tanë në këto treva që numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë reflektues i vërtetë i shqiptarëve, gjë që do të mundësojë rritjen e përfaqësimit politik, e rrjedhimisht, më shumë të drejta për ta.