Derbi i shqiponjave në Maqedonin e Veriut, tre ekipe shqiptare në krye të tabelës





Struga si kryesuese në Maqedoninë e Veriut ka pësuar humbje në udhëtim, ndërkohë që fitore kanë arritur Shkëndija dhe Shkupi. Struga doli pa pikë nga transferta ndaj Pobedas. Kryesuesit e kampionatit u mposhtën 2-0 nga dygolëshi i Atdhe Mazarit, i cili i shkaktoi humbjen e dytë radhazi në kampionat skuadrën strugane.

Shkëndija iu fal golit të Ljupche Doriev pas gjysmë ore lojë për të marrë tre pikët në transfertën ndaj FK Skopje. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë nga Tetova, të cilët numërojnë 22 pikë, tri më pak se Struga kryesuese.

Fitore ka shënuar edhe Shkupi, që mposhti 4-2 në kryeqytet Tikves. Mario Mladenovski, Freddy Alvarez dhe Besir Demiri i dhuruan kampionëve në fuqi avantazhin e trefishtë në pjesën e parë, teksa Gagi Margvelashvili vulosi triumfin me “poker”.
Kjo është tabela momentale në ligë, ku kryeson Struga, ndjekur nga Shkëndia dhe Shkupi.