Shqiptari Sabri Demiri: Me Erdoganin jam njoftuar gjatë studimeve (VIDEO)





Shqiptari Sabri Demiri, kryekëshilltari për Ballkanin i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për historinë e njohjes së tij me të parin e Turqisë.
Ai tha se me Erdoganin janë njoftuar gjatë kohës së studimeve, ku tha se edhe familja e bashkëshortes së tij kanë miqësi familjare me presidentin turk.

“Gjithashtu, familja e bashkëshortes sime kanë qenë në miqësi familjare me presidentin Erdogan më herët, duke qenë edhe në partinë e mëhershme Refah Parti në Turqi, dhe jemi njoftuar në atë mënyrë ku presidenti Erdogan me interesin e vetë që e ka pasur për të gjithë Ballkanin, ka shprehur interes që të bashkëpunoj me të por është fat për rajonin që të jetë një person”, është shprehur Demiri në një intervistë ekskluzive në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Demiri e cilësoi si shumë të rëndësishme pozitën si kryekëshilltar i Erdoganit, teksa shtoi se as që e ka parashikuar më herët.

“Ne e dimë mirë se prej nga kemi ardhur dhe nuk ishte aspak e mundur dhe s’e kemi paramenduar asnjëherë të vijmë në Ankara me një qeveri apo president lider botëror dhe ka treguar veten në gjithë sferën e politikës si më i suksesshmi në të gjithë botën”, është shprehur Demiri, njofton Klankosova.tv.