Kajtazi: Abdixhiku në Amerikë është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, jo si kryetar i LDK-së





Gazetari Vehbi Kajtazi e ka komentuar vizitën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kajtazi ka thënë se Abdixhiku në Uashington është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe jo si kryetar i LDK-së.
Ai i ka përmendur edhe kërkesat e Amerikës, që po refuzohen nga kryeministri Albin Kurti.

Lumir Abdixhiku / Abdixhiku në vizitën më të rëndësishme: Udhëton drejt ShBA-ve më 14 nëntor – do të zhvillojë takime të një niveli shumë të lartë
“Derisa Albin Kurti refuzon kerkesat amerikane, Lumir Abdixhiku ftohet per vizite ne Washington. Abdixhiku nuk eshte thirrur si kryetar i LDK-se, por si kryeministri i ardhshem i Kosoves tek i cili beson aleati jone, Amerika”- ka shkruar Kajtazi në Twitter.
SHiko postimin ne twitter