Edhe katër biletat të fundit për fazën tjetër të Champions-it





Dymbëdhjetë skuadra e kanë prerë biletën në 1/8-at e Champions-it pa qenë nevoja për t’u luajtur ndeshjet e fundit: Bajerni i Mynihut, Benfika, Çelsi, Klub Bryzhi, Dortmundi, Interi, Liverpuli, Siti, Napoli, PSG, Porto, Real Madrid. Sot dhe nesër mund të kualifikohen ende në 1/8-at Frankfurti, Lajpcigu, Marseja, Milani, Salcburgu, Shahtjori, Sportingu dhe Totenhemi.

Barcelona dhe Sevilja janë ekipet e konfirmuara në vendin e tretë. Ndërsa ekipet që nuk mund të kualifikohen në 1/8-at, por mundet ende që të renditen në vendin e tretë janë Ajaksi, Atletiko e Madridit, Dinamo e Zagrebit, Juventusi, Leverkuseni, Makabi Haifa dhe Glasgou Rejnxhërsi. Të konfirmuara në vendin e katërt janë Sëlltiku, Kopenhageni dhe Viktoria Plzen.

GRUPI A – Napoli e ka prerë biletën në 16 skuadrat më të mira. Ata do të renditen të parët nëse shmangin humbjen ndaj Liverpulit me 4 gola diferencë. – Liverpuli është kualifikuar në 1/8-at. Ata do të renditen të parët nëse mundin Napolin me minimalisht 4 gola diferencë. – Ajaksi do të renditet i treti dhe shkojë në “play off”-et e Ligës së Europës nëse shmang humbjen me Glasgoun me të paktën 5 gola diferencë. – Rejnxhërs do të renditet i treti nëse mund Ajaksin me 5 gola diferencë.

GRUPI B – Klub Bryzhi është kualifikuar në 1/8-at. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë, nëse të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim ose nëse Porto humbet. – Porto është kualifikuar në 1/8-at. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë dhe Bryzhi nuk e bën ose nëse ata barazojnë dhe belgët humbasin. – Atletiko do të renditet në vend të tretë nëse të dyja ndeshjet përfundojë në barazim, ose nëse Leverkuseni humbet. – Leverkuseni do të renditet në vend të tretë nëse ata fitojnë dhe Atletiko nuk e bën ose nëse ata barazojnë dhe Atletiko humbet.

GRUPI C – Bajerni është kualifikuar në 1/8-at dhe ka siguruar edhe vendin e parë në grup. – Interi është kualifikuar në 1/8-at në vendin e dytë në grup. – Barcelona do të renditet e treta dhe do të luajë në “play off”-et e Ligës së Europës. – Viktoria Plzen do të renditet në vend të katërt.

GRUPI D – Totenhemi do të kualifikohet në 1/8-at nëse shmang humbjen. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë ose të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim. Anglezët nuk mund të përfundojnë kurrsesi në vendin e katërt. – Sportingu i Lisbonës do të kualifikohet në 1/8-at nëse shmang humbjen. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë dhe Totenhemi nuk e bën. Portugezët do të renditen të tretët nëse ata dhe Marseja humbasin. – Frankfurti do të kualifikohet në 1/8-at nëse fiton. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë dhe Totenhemi nuk e bën. Gjermanët do të renditen të tretët nëse të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim ose nëse ata dhe Marseja humbasin. – Marseja do të kualifikohet në 1/8-at nëse fiton. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë dhe ndeshja tjetër përfundon në barazim. Francezët do të renditen të tretët nëse ata barazojnë dhe Sportingu humbet.

GRUPI E – Çelsi është kualifikuar në 1/8-at si e para e grupit. – Milani do të kualifikohet në 1/8-at nëse ata shmangin humbjen. Kampionët e Italisë nuk mund të përfundojnë në vend të katërt. – Salcburgu do të kualifikohet në 1/8-at nëse fiton. Ata do të renditen të katërtit nëse humbasin dhe Dinamo fiton. – Dinamo nuk mund të kualifikohet në 16 skuadrat më të mira. Kroatët do të renditen të tretët nëse ata fitojnë dhe Salcburgu humbet.

GRUPI F – Reali i Madridit është kualifikuar në 1/8-at. Kampionët në fuqi do të konfirmohen fitues të grupit nëse ata fitojnë ose nëse Lajpcigu nuk fiton. – Lajpcigu do të kualifikohet në 1/8-at në rast se shmang humbjen. Ata do të renditen të parët nëse fitojnë dhe Reali i Madridit nuk e bën. – Shahtjori do të kualifikohet në 1/8-at nëse fiton. – Sëlltiku do të renditet në vend të katërt.

GRUPI G – Mançester Siti është kualifikuar në 1/8-at si e para e grupit. – Dortmundi është kualifikuar në 1/8-at në vendin e dytë. – Sevilja do të renditet në vend të tretë dhe do të luajë në “play off”-in e Ligës së Europës. – Kopenhageni do të renditet në vend të katërt.

GRUPI H – PSG-ja dhe Benfika janë kualifikuar në 1/8-at. Francezët janë aktualisht të parët me golavarazh të përgjithshëm (+8 ndaj +4) ndërsa në të dyja përballjet direkte kanë barazuar 1-1. – Juventusi dhe Makabi Haifa nuk mund të kualifikohen në 1/8-at. Italianët janë aktualisht të tretët me golavarazh të përgjithshëm (-3 ndaj -9), ndërsa të dyja skuadrat i fituan ndeshjet direkte në shtëpi me diferencë +2 gola.