Në Komunat serbe të Anamoravës nuk shihen vetura me targa ilegale





Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në RKS, situatë e qetë shihet në disa prej komunave të Anamoravës që janë me shumicë serbe. Qytetarët thonë se në këtë pjesë është ndryshe nga veriu i Kosovës.

Parteshi, është komunë e banuar me shumicë serbe, por veturat, për dallim nga ato që qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës, targat i kanë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Kështu u pa të paktën në Komunën e Parteshit gjatë kohës që ekipi i RTV Dukagjinit qëndroi atje, e që nuk u panë vetura me targa GL por edhe të ngjashme të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Mirëpo, jo vetëm në Partesh, por edhe në Komunat e tjera të banuara me shumicë serbe në rajonin e Anamoravës, është e njëjta situatë.

E këtë e ka thënë edhe analisti Ljubo amir Stanojkoviç, duke theksuar se në këtë pjesë të Kosovës, situata dallon tërësisht nga pjesa veriore.

“Ai problem nuk ekziston për ne, është me shumë për pjesën veriore te Kosovës. Ata atje janë mësuar me një jetesë tjetër përderisa ne me kushtet që na janë ofruar prej vitit 1999 jemi përshtatur. Çfarëdo vendimi që është i mirë, gjithmonë ka pas refuzime e ankesa por gjithmonë jemi pajtuar në fund. Duhet të sillemi e të pajtohemi me rregullat që vendosen nga vendi ku ti jeton”, ka Ljubomir Stanojkoviç- Analist Serb.

Ai ka shtuar se qytetarët serb që jetojnë në veri, nuk e kanë të lehtë të kapërdijnë vendimin e Qeverisë Kurti për përshkallëzimin e vendimit për targat.
“Ata në pjesën veriore për 23 vite kanë jetuar me ndryshe, e tash pas kaq shumë vitesh me vepruar ata ndryshe e me bo çka po thotë Kurti është problem. Mëndoj që Kurti nëse nuk ka dashtë ose s’ka pas mundësi me fol me Vuçiq për ketë temë, është dashtë me fol me kryetaret e komunave me shumicë serbe në pjesën veriore, me lehtë kish qenë sepse me zor asgjë s’mund të bëhet. Nuk i respekton as këshillat e BE-së, as të askujt. Kurti po bën hapa te gabuara”, ka shtuar Ljubomir Stanojkovic – Analist Serb.

Qeveria e Kosovës, është duke insistuar se nuk ka kthim mbrapa në vendimin e saj, sipas të cilit që pas 21 nëntorit qytetarët që kanë targa ilegale serbe, do të gjobiten e pastaj edhe do t’u konfiskohen targat, si masë e fundit për ata që nuk pranojnë t’i konvertojnë.