Në Berlin të Gjermanisë ka nisur të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kancelari gjerman i cili është edhe udhëheqës i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që të kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim, ku i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet të nënshkruhen tri marrëveshje që kanë të bëjnë me përafrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.