Përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit, Gersi Troka, djali me sindromën down në top-10 më të mirë





Gersi Troka përfaqësoi Shqipërinë në Kmapionatin Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down (DSISO), i cili u zhvillua në Albufeira-Portugali. Gersi u rendit në 10-tëshen e notarëve më të mirë të botës falë punës së tij të palodhur.

Garat në të cilat mori pjesë Gersi ishin: 200m Stil i lire, 100m Stil i lire, 50m Stil i lire, 50m Delfin.

Pjesëmarrja e tij në Kampionat u realizua me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria.