A do të rritet çmimi i energjisë elektrike para apo pas vitit të ri?





Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gedoviq, në disa raste ka konfirmuar se është qështje ditësh që në rend dite do të jetë korrigjimi i çmimit të energjisë elektrike. Ajo që mbetet e panjohur është se sa dhe kur do të jetë kjo rritje. E megjithëse sipas disa pretendimeve, rritja e çmimit ishte menduar të ndodhte vetëm pas vitit të ri, perspektivat tregojnë se kjo do të ndodhë edhe më herët.

Ndonëse nuk është specifikuar data e rritjes së çmimit, në një dalje të fundit në Euronews, ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gedoviq, tha se kjo temë do të jetë në rend dite “më shpejt se sa vonë” sepse në kushtet aktuale kompanitë evropiane po rrisin çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.