“Albanska Salata”, ushqimi që konsumohet në Serbi, në kujtim të ushtarëve serb!





“Albanska Salata” (Sallata SHQIPTARE) që shërbehet më së shumti në restorantet e Nishit, kujton “historinë e trishtimit” të ushtarëve serb pas këtij specialiteti të thjeshtë.

Lufta e Parë Botërore la një gjurmë të thellë tek populli serb dhe historia e tyre, shkruan artikulli i mediumit serb dedikuar ushqimit.

Ky ushqim përkujton “Golgotën Shqiptare” që sipas historisë serbe, ushtria e tyre vuajti gjatë tërheqjes së tyre nga Shqipëria kështu që shumë i mbijetuan udhëtimit për në Korfuz duke ngrënë bukë të thekur. Kjo monotoni në dietë i detyroi ushtarët serbë ta përdorin bukën në një mënyrë të re – në formën e një sallate, të cilën sot shumë e pasurojnë me hudhër, djathë të vjetër, vaj etje.

Ndërkombtarisht, “Golgota shqiptare” përfaqëson një nga mizoritë më të mëdha të “ushtrisë serbe” të dëshmuara në dokumentin e botuar në vitin 1913 nga publicisti Leo Freundlich, ku dëshmohet se Serbët vranë 500 000 shqiptarë – Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912.

Pikërisht atëherë u krijua “sallata shqiptare”, një lloj meze e bërë me bukë të thekur, zakonisht bajate, të spërkatur me piper djegës, të grimcuar dhe me vaj.

Kjo sallatë nuk ka asnjë lidhje me kuzhinën tradicionale shqiptare, por është simbol i ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore.

Siç thuhet në Wikipedia, emri i kësaj pjate ka zënë rrënjë në Nish pas Luftës së Parë Botërore dhe me këtë emër është shumë e njohur në restorantet e Nishit.