Kiara dhe Luizi më të afërt se kurrë, nisin ditën me puthje dhe përqafime





Dy banorët e Big Brother VIP Albania, moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli po shihen si një çift i mundshëm.

Me të hyrë në shtëpinë e famshme, Luizi shprehu pëlqimin e tij për Kiarën dhe çdo ditë ka tentuar që ta bëjë për vete.
Derisa ajo vazhdonte ta refuzonte apo të qëndronte indiferente, së fundmi moderatorja ka filluar te jetë më e afërt me të.

Edhe ditën e sotme (e hënë) Luizi fillimisht u afrua tek shtrati I saj për ta zgjuar me puthje në faqe, ndërsa më pas ishte Kiara ajo që shkoj për t’i dhuruar një përqafim.

Dyshja janë përballur me debate të shumta dhe kundërshtime për lidhjen e tyre nga ana e banorëve, por ata kanë arritur t’i sfidojnë duke u munduar të krijojnë një marrëdhënie të bukur me njëri-tjetrin.

Përveç banorëve edhe jashtë janë hedhur dyshime të shumta nëse ata kanë nisur të kenë ndjenja apo e gjitha është në kuadrin e lojës.

Krahas marrëdhënies së tyre, në shtëpinë e famshme të BBVA po zhvillohen edhe dinamike ta tjera mes banorëve dhe debatet nuk kanë qenë të pakta.

Një i tillë ndodhi edhe mbrëmë (e diel) kur banorët nxorën nga dhoma e izoluar Luizin dhe Efin në këmbim të dhjetë mijë eurove, disa prej të cilëve ishin kundër kësaj./telegrafi