Incidenti në Veri: Policia thotë se shtiu me armë pasi u sulmua, serbët pretendojnë se u plagos një person





Policia e Kosovës është sulmuar sot në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll. Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e PK-së, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë. Prandaj me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policia ka shtënë me armë zjarri.

Në anën tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se pjesëtarët e policisë speciale ROSU kanë qëlluar rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit ilegal në urën e Bistricës në një veturë me dy serbë dhe se njëri nga ta është plagosur.

“Deleviq është goditur në pjesën e kraharorit të majtë dhe ka një plagë me armë zjarri me të cilën është transportuar urgjentisht në spitalin e Kraljevës. Bashkëdrejtuesi i tij Dushan S. fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa e gjithë vetura ka qenë e qëlluar”, ka thënë ai për Kosovo Online.

Petkoviq pretendon se pjesëtarët e forcave speciale Rosu kanë qëlluar me breshëri zjarri ndaj veturës serbe dhe serbëve në të vetëm sepse nuk kanë dashur të lejojnë policinë Rosu që t’i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye.

Policia e Kosovës gjuan me armë pasi sulmohet nga një veturë në Leposaviq, zbulohen detajet