Regjistrimi i zhvilluar në Republikën e Serbisë në fund të vitit të kaluar edhe zyrtarisht është publikuar nga Enti Republikan i Statistikave.
Nga këto të dhëna të publikuara, përveç numrit të banorëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tashmë dihet edhe se ku jetojnë shqiparët tjerë në territorin e Republikës së Serbisë.
Nga statistikat e publikuara komuna e Bujanocit ka 25.456 banorë shqiptarë, Presheva 31,340 shqiptarë, ndërsa Medvegja 903 banorë shqiptarë.
Interesante është rezultati në regjionin e Beogradit ku janë regjistruar 932 shqiptarë, raporton Spektri të dhënat e Entit të Statistikave. Në Beograd, komunat me më së shumti shqiptarë të regjistruar janë Beogradi i Ri-Novi Beograd (207), Palilula (163), Zemun (109) dhe Vozhdovac (95)./Spektri