Presidenti i Serbisë, po pretendon se e di se çka do ndodh me datën 28 të këtij muaji, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, e veri të Mitrovicës.
Në këto katër komuna më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal, të cilat serbët i bojkotuan me të madhe.
Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet kosovare kanë në plan që të marrin objektet e Kuvendeve Komunale që funksionojnë me sistem serb e t’i vendosin aty kryetarët e sa po zgjedhur.
“Më 28 maj ndodh ajo që ata hyjnë në ato zyre, ata vetëm se ndodhen aty. Por populli jonë në qetësi e përcolli situatën dhe vendosi pastaj dhjetë herë më shumë flamuj të Serbisë, që të dihet ku e si jetojnë. Ata presin ndonjë provokim të ri se kush ku po vendos flamujt, ku dhe cilin polic do e dërgojnë e kënd ta maltretojnë e kënd ta arrestojnë. Njerëzit në Evropë e kanë kuptuar këtë dhe ishte reagim I mirë I tyre, sepse nuk mund të ua sqarosh si dikush e merr pushtetin me 3.4% të votave”, tha Vuçiq.
Vuçiq, foli edhe për takimin e 2 majit që e kishte në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ku e prezantua draft-statuti i parë i Asociacionit. Sipas tij dokumenti ishte i papranueshëm për palën kosovare.
“Ai (Kurti) tha që nuk I pëlqen asnjë pikë se është e gjitha kundër Kushtetues. Këtu e kuptoni se krejt loja është tentim që të thyhet Serbia, e cila është gjithnjë e gatshme për dialog e bisedime, por të jemi kaq budallenjtë sa dikush e mendon, kjo nuk është e mundur”, shtoi i pari i shtetit serb.
Vuçiq, theksoi se në rrethin e dialogut të mbajtur të martën kishte tentime që të bëhet ndryshim I planit të zbatimit që sipas tij ishte një veprim me qëllimin që Serbia ta njeh Kosovën. Raporton Klan Kosova.