Portieri i Kosovës, prej më të mirëve në “Championship”

Burnley e ka siguruar më herët inkuadrimin direkt në Premier League këtë edicion.

Burnley i “Championshipit” anglez, kur ka mbetur edhe një ndeshje pa përfunduar kampionati, në pozitën e parë ka mbledhur plot 98 pikë në 45 ndeshje.

Kontribut të madh në këtë sukses ka dhënë edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. Dhe për statistika të portierit të Kosovës është përkujdesur “Yorkshirepost”, që ka listuar 13-të portierët më të mirë të rangut të dytë të futbollit anglez këtë edicion.

“Portieri i Burnleyt e ka mbajtur portën e paprekur në 17 ndeshje nga 39 në total. Ai ka mesatare prej një goli të pranuar në 111 minuta”, ka shkruar mediumi anglez.

Muriq ka kontratë me Burnleyn deri në vitin 2026.

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka 28 paraqitje. Raporton Koha.net