Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Viktimat shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda dhe në afërsi të hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Ali Hadri’ në Prizren, ku tri nxënëse të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Hysen Rexhepi’, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatare të tyre.
Sinjali mëson se si pasojë e dhunës, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj në stacion policor. Si rezultat i denoncimit, tri të dyshuarat janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’. Raporton Gazeta Sinjali