Në Kuvendin Komunal të Prishtinë u dhanë rekomandime të komisionit profesional për verifikimin e shfrytëzimit dhe të statusit të banesave në lagjet “Bregu i Diellit”, “Fusha e Pajtimit” dhe Hajvalia.
Këto banesa u janë dhënë rasteve sociale, si dhe për veteranët, përderisa u kërkua që ato raste të verifikohen. Nora Kelmendi, nga LVV-ja, tha se në këtë raport nuk janë dhënë informacione të duhura. Krejt kjo sipas saj, ngase në lagjen e “Bregut të Diellit”, një numër i madh i banesave që kanë qenë të dedikuar për raste sociale u janë dhënë zyrtarëve të LDK-së. Raporton Gazeta Express
“Disa banesa për raste sociale janë të zbrazëta, a keni shikuar që ato banesa të shfrytëzohen. Komisioni në tabelë nuk ka dhënë disa informacione. Komisioni ka dhënë disa rekomandime që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Kategoria e dytë Hajvalia, 7 banesa të lira a do t’i dhuroni menjëherë”.
“Në 8 raste Komisioni në tabelë nuk ka vendosur të dhënë. Te kategoria e dala nga lufta nuk keni dhënë të dhëna përves emrit dhe mbiemrit. Dhe në fund kategoria e tret për ‘Bregun e Diellit’, banesat në këtë pjesë ju kanë dhënë zyrtarëve komunal me një rregullore, ku nga viti 2017 ju ka skaduar kontrata dhe ata nuk kanë pagur as qiranë”.
“Zhurma e LDK-së po më bën me i përmend përfituesit e banesave. Këto banesa që janë dhënë me qera banesat shfrytëzohen nga ish-zyrtarët. Këto banesa kanë qenë për raste sociale dhe ato u janë jep të pasurve”, tha ajo.
Sami Salihu, nga LDK-ja, nuk foli për pretendimet e LVV-së, përderisa tha se si parti i përkrahin rekomandimet e Komisionit për rregullimin e statusit të këtyre banesave.
“Rekomandimet e paraqitura fokusohen në banimet sociale. Aty nënvizohet nevoja për të shqyrtuar kërkesat. Ne si LDK e përkrahmi këtë rekomandim”, tha ai.
Granit Geci nga PDK-ja tha se kur flitet për rastet sociale duhet të jenë të bashkuar.
“Një dukuri që e pash që për mendimi tim është qetësues është fenomenin qira mbi qira që është i pranishëm. Në marrjen e mandateve tona kemi për obligim që të bëjmë mbrojtjen e pronës publike e sidomos kur është kategoria sociale”.
“Në këtë pika nuk duhet që të kemi dallime. Të kenë një mbikëqyrje shumë më rigoroze se sa kanë qenë deri më tani. Aty ku hasim në shkelje të intervenojmë. I japim mbështetjen e plotë si grup”, tha ai.
Edhe Bahri Gashi, nga AAK-ja, tha se i japin mbështetje rekomandimeve të Komisionit vlerësues, raporton EO-ja.
“Unë jam fokusuar në dy pozicione, për raste sociale si dhe për veteranët, më të tjerat duhet që të merremi më pak. E japim mbështetjen që të mos dëmtohen”, tha ai.
Njëjtë tha edhe Gëzim Sveçla nga LVV-ja, duke shtuar se janë 13 banesa të lira, të cilat duhet të jepen në shfrytëzim.
“Kjo pika e tretë është me e lehta për me i dhënë zgjidhje. Pajtohem me rekomandimet, që të shqyrtohen kërkesat. U konstatua që janë 13 banesa të lira, ato duhet që të shfrytëzohen”, tha ai.