Ditën e nesërme (7 Maj) Këshilli Kombëtar Shqiptarë do ta marrë verdiktin final të fuksionimit. A do ta udhëhiqet nga strukturat e reja, apo do të shuhët në tërësi, raporton Spektri.
Pas dështimit të formimit të koalicionit udhëheqës nga zgjedhjet e drejtëpërdrejta, zgjedhjet për KKSH do të mbahen nesër përmes elektorëve.
Në Qendrën Sportive “Rinia”, nga ora 10:00 do të mbahen zgjedhjet e reja, që do të menaxhohen drejtëpërdrejt nga Komisioni Republikan Zgjedhor, ndërsa në dispozicion do të jenë 523 vota të elektorëve të certifuar nga ky komision. Siç kemi raportuar edhe ditëve të kaluara, elektorët janë të përzgjedhur nga të tre komunat shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët kanë grumbulluar secili së paku 20 nënshkrime të verifikuara nga notari.
Procedurat në ditën e zgjedhjeve:
Fillimisht të gjithë elektorët duhet të verifikohen në hyrje të sallës, për të dëshmuar se janë elektorë të certifikuar.
Pas paraqitjejs së procedurave për këto zgjedhje, KRZ-ja sipas rregullave të këtyre zgjedhjeve, do të shpallë të hapur mundësinë e paraqitjes së listës garuese për këto zgjedhje.
Për të garuar me listë të këndidatëve në këto zgjedhje, nevojiten 1/4 e nënshkrimeve të elektorëve, që i bie së paku 131 nënshkrime nga elektorët.
Pasi që tashmë është nënshkruar një marrëveshje koalicioni, sigurisht do të paraqiten vetëm dy lista garuese, lista e koalicionit PVD-LPD-PD-PDSH dhe lista e partisë APN.
Pas Certifikimit të listës zgjedhore, hapen këndet e votimit që do të shërbejnë për elektorët të cilët do të votojnë listën zgjedhore.
523 elektorë do të votojnë për njërën nga listat garuese të cilët në fund sipas rezultatit të arritur do të ndajnë edhe mandatet e këshilltarëve, që do të jenë gjithsejt 15 delegatë të kuvendit.
Pas Certifikimit të rezultateve, KRZ do të shpallë të mbyllura këto zgjedhje dhe do të i jap kohë disa ditë delegatëve për të thirrur kuvendin.
Këta 15 delegatë deri në afatin e caktuar do ta kenë të drejtën e votimit të strukturave të reja në këtë institucion./Spektri