Bujanoci rast historik, për herë të parë në histori organizon Kuvendin Republikan jasht objektit të Kuvendit

Qendra Sportive “Rinia” është vendi i parë që do të mbahet Kuvendi Republikan i Elektorëve në Reublikën e Serbisë jashtë objektit të Kuvendit, raporton Spektri.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi për herë të parë do të organizojë një ngjarje të tillë jashta hapsirave të Kuvendit Republikan të Serbisë.

Ky rast i veçqant i shpërnguljes ka qenë i domosdoshëm për organizatorët e zgjedhor, pasi që për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptarë janë Certifikuar 523 elektorë, një rekord i mobilizimit partiak dhe popullorë.

Në zgjedhjet normale përmes elektorëve, tubimi i elektorëve bëhet në hapsirat e Kuvendit Republikan në Beograd.

Por duke e llogaritur numrin e madhë të elektorëve të certifikuar, një organizim i till ka qenë e thuajse i pamundur. Kjo pasi që fillimisht të gjithë elektorët duhet të udhëtonin në Beograd, ndërsa vështirësia tjetër ishte sigurimi i hapsirave në Kucvendin Republikan për 523 elektorët.

Spektri ka marrë konfirmimin se që nga ora 16:00 e ditës së shtune, hapsirat mbrenda qendrës sportive “Rinia” janë nën kontrollin e KRZ-së dhe do të i kthehen punëtorëve të kësaj qendre vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor./Spektri