Pas vrasjeve të ndodhura ditë më parë ku në raste të ndara mbetën të vdekur 17 persona dhe u plagosën rreth 20 të tjerë, tani opinioni është duke u ballafaquar me kërcënimet tjera mentale.
Në çdo moment raportohet për kërcënime satirike, video tallëse për viktimat, përkrahje për vrasësit, publikime të gjetjes së arsenal armësh, të cilat janë vetëm disa nga rastet kur mediat në Serbi i japin publicitet, transmeton Spektri.
Rasti i fundit i arrestimit të protagonistëve të kërcënimeve publike ishte në Nish, ku një shtatëmbdhjet vjeçar kishte kërcënuar përmes instagramit se në Nish do të vriten 30 njerëz.
Një rast tjetër ishte me një video në Tik-Tok, në të cilën një vajzë tallej me viktimat e vrarë ditë më parë.
Reagimet e pa kontrolluara të të rinjëve ka shtyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme që të apeloi prindërit që t’i kushtojnë vëmendje sjelljes së fëmijëve të tyre gjatë përdorimit të internetit, me theks të veçantë në profilet në rrjetet sociale.
Dje MPB-ja përmes një apeli publik ju ka drejtuar prindërve që profilet e fëmijëve në rrjetet sociale të jenë nën kontrollin e prindërve, për sa i përket monitorimit të përmbajtjeve që fëmija akseson, me kë dhe si komunikon dhe në çfarë ore.